Ambasadori William Walker u takua në Strugë me Zijadin Selën

Maqedonia

Ambasadori William Walker u takua në Strugë me Zijadin Selën

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 9 maj 2017 Në ora: 12:03
Walker dhe Sela

Ish-shefi i OSBE-së dhe ish zyrtari i  Departamentit të  Shtetit në kohën e luftës së Kosovës William Walker ka takuar kryetarin e LR-PDSH-së,  Ziadin Sela në shtëpinë e tij në fshatin Livadhi të Strugës ku dy bashkëbiseduesit me këtë  rast thuhet nga burime brenda takimit se kanë diskutuar për gjendjen aktuale në Maqedoni dhe ngjarjet në vend, më 27 prill, njofton Bota sot, përcjellë nga korrespondenti i saj.

Burime konfindeciale brenda takimit i thanë “ Bota sot”  se Sela i ka treguar Walker për ngjarjet në Kuvend ku i ka thënë se ngjarjet kanë qënë të përgatitura nga struktura të policisë në vend dhe se së paku tre deputetë të OBRM-PDUKM-së kanë hapur dyert kryesore të Kuvendit.

Walker  nga ana tjetër ka shprehur keqardhje për ngjarjet në Kuvend dhe tha se ka ndjerë përgjegjësi morale që të takohet me Selën dhe me faktorët politikë shqiptarë të Maqedonisë.

Përndryshe, Ambasadori Walker gjatë  vizitës së tij në Maqedoni e ka të ngjeshur agjendën e takimeve edhe me kryetarët e partive politike shqiptare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat