Shefi i NATO-s ka një mesazh për Ivanovin

Maqedonia

Shefi i NATO-s ka një mesazh për Ivanovin

Më: 5 prill 2017 Në ora: 21:08
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka marrë para 10 ditësh një letër jo të këndshme nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, meqë ky i dyti ia tha të njëjtat fjalë sikur edhe zyrtarët e BE-së, se Ivanovi duhet respektuar kushtetutën për të mundësuar krijimin e qeverisë së re.

Në letrën e 27 Marsit, shefi i NATO-s, përkujton se ai në një deklaratë të 26 Shkurtit i ka ftuar “autoritetet e Shkupit për të përmbushur hapin tjetër në procesin demokratik dhe ftesën ndaj të gjitha palëve për të përmbahen nga deklaratat dhe aksionet”.

“Është tash përgjegjësi e krejt liderëve politike në Shkup për të respektuar rezultatin e procesit demokratik dhe përparojnë lehtë për formimin e një qeverie funksionale dhe efikase, të përqendruar në vazhdimin e reformave urgjente…” shkruan Stoltenberg.

Ai përkujton se në takimin e 14 marsit, vendet anëtare të NATO-s, “kanë shprehur shqetësim lidhur me situatën politike. Ato kanë ftuar të gjitha partitë që të veprojnë në përputhje me procedurat e pranuara demokratike dhe të respektojnë ligjin e rendin…”

“Duke rikujtuar këtë thirrje, unë pres nga ju zotëri kryetari dhe të gjitha autoritetet politike në Shkup që të përkrahin normat e mirë krijuara demokratike dhe ta respektojnë kushtetutën,” i shkruan Stoltenberg Ivanovit.

“I ftoj po ashtu të gjitha partitë që të përmbahen nga retorika përçarëse dhe që të evitojnë të ndezin tensionet etnike,” shkruan Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Përgjigja e Stoltenbergut, bëhet pasi që Ivanovi në fillim të Marsit dërgoi letër deri te anëtarët e BE-së; Kryetarit të Këshillit Evropian Donald Tusk, Stoltenbergut, Kryetarit të SHBA-ve Donald Trump dhe Kryetarit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Ai në këtë letër ka shkruar ankesat e tij në lidhje me krizën aktuale politike në vend duke akuzuar partitë shqiptare që pas zgjedhjeve me 18 deputetët e tyre prej gjithsej 120 në Parlament, kinse ato e paskan thelluar edhe më tej krizën politike duke krijuar platformë shqiptare, siç thotë Ivanovi: me iniciativë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat