“Për Maqedoni të përbashkët” kërkojnë përgjegjësi nga deputetët

Maqedonia

“Për Maqedoni të përbashkët” kërkojnë përgjegjësi nga deputetët

Më: 1 prill 2017 Në ora: 20:21
“Për Maqedoni të përbashkët”

Nga iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët” në mbledhjen e sotme në Parkun e Qytetit në Shkup drejtuan mesazhe paralajmëruese deri tek deputetët për veprimet e tyre, për shkak se sipas tyre, populli jua dha mandatin dhe populli mund tua merr.

“Kërkojmë nga gjithë përfaqësuesit politikë, tanimë për 34 ditë me radhë dhe do të vazhdojmë edhe sa duhet, duhet të largohen nga nënshkrimi i dokumentit i cili është përpiluar në shtetin fqinj, dokument që nuk i sjell të mirë Maqedonisë në planin afatgjatë. Përsërisim sepse kjo është aktuale, pesë ditë nuk arritën, për shkak të aktiviteteve të njerëzve në rrugë. Kërkojmë të ndalohet zgjidhja e kryetarit të Kuvendit, nëse ai së pari nuk distancohet nga Dekalrata e Tiranës”, deklaroi Bogdan Ilievski, nga iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat