Mësim sipërmarrës për të rinj për zvogëlimin e papunësisë në Maqedoni

Maqedonia

Mësim sipërmarrës për të rinj për zvogëlimin e papunësisë në Maqedoni

Më: 28 mars 2017 Në ora: 08:32
Ilustrim

‘Mësim sipërmarrës për të rinj’ është titulluar projekti që do të promovohet sot në Info Qendrën e BE-së në Shkup.

‘Qëllimi është që përmes edukimit dhe rritjes së aftësive sipërmarrëse të të rinjve, në afat të gjatë ta zvogëlojë daljen e talentëve nga vendi, ta zvogëlojë papunësinë dhe ta zhvillojë sipërmarrësinë në Maqedoni’, kumtuan nga Shoqata CEFE Maqedoni.

Siç sqarojnë, është paraparë të formohet Akademi për sipërmarrësi në të cilën do të përfshihen 60 të rinj, 20 nga Maqedonia, Rumania dhe Greqia. Përmes Akademisë, të rinjtë duhet t’i zhvillojnë aftësitë e tyre sipërmarrëse dhe të njoftohen me profesionistë nga sektori i biznesit, të cilët do t’i informojnë për risitë dhe do t’ju transmetojnë njohuri për organizim të menaxhimit, logjistikë, menaxhim financiari, prodhimtari/shërbime dhe menaxhment të resurseve njerëzore.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat