Një autobus i kompanisë “Nasir Turs”, është kapluar sonte nga zjarri në autostradën Shkup-Tetovë.
Në autobus nuk ka pasur udhëtar, por vetëm shoferi, i cili ka kaluar pa lëndime, derisa nga flakët autobusi është djegur tërësisht.
Ekipet policore dhe të prokurorisë, kanë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë hetimet e duhura për zbardhjen e plotë të rastit.