Kritikat e DASH-it për Maqedoninë, shqetësuese

Maqedonia

Kritikat e DASH-it për Maqedoninë, shqetësuese

Më: 5 mars 2017 Në ora: 17:39
Departamenti Amerikan i shtetit

Raporti i Departamentit Amerikan të shtetit është shqetësues dhe është koha kur të gjithë duhet të vetdijësohen për ta kthyer vendin në rrugën e duhur. Margarita Nikollovska nga Instituti për të drejtat e njeritu, thotë se është e domosdoshme që urgjentisht të formohet Qeveria e re për të kthyer normalitetin e institucioneve.

“I gjithë shteti duhet ta ndryshojë kursin. Të fillohet nga pika ku do të respektohen të drejtat fondamentale, ku do të respektohen më gjerë të drejtat e çdo kujt në shtet dhe respektimi i këtillë duhet të jetë instrument i cili jo vetëm që do të garantojë drejtësi, por do mundësojë edhe mbrojtje eventuale dhe kompensim nëse ato të drejta në ndonjë formë shkelen”, deklaroi Margarita Caca Nikollovska nga Instituti për të Drejtat e Njeriut.

Nikollovska thotë se patjetër duhet të ndërpritet praktika e sundimit selektiv të së drejtës, pengesat ndaj Prokurorisë speciale si dhe dënimet e një pjese të gjykatësve që nuk janë të kontrolluar nga pushteti aktual. Departamenti i shtetit kishte vërejtje edhe për rastin e Lagjes së Trimave. Në raport thuhet se një pjesë e të arrestuarve dhe dyshuarve për pjesëmarrje në përleshjet me policinë, janë ankuar për brutalitet policor gjatë transportit të tyre nga burgu në gjykatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat