Kjo është kundërpërgjigjja e kryeministrit Emil Dimitriev për Edi Ramën

Maqedonia

Kjo është kundërpërgjigjja e kryeministrit Emil Dimitriev për Edi Ramën

Më: 2 mars 2017 Në ora: 13:52
Kryeministri teknik i Maqedonisë, Emil Dimitriev

Kryeministri teknik i Maqedonisë, Emil Dimitriev, i është kundërpërgjigjur Edi Ramës, duke kërkuar nga ai që të mos përzihet në çështjet e brendshme të Maqedonisë.

Sipas tij, Shqipëria në këtë mënyrë u bën shumë dëm marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe se kjo është në kundërshtim me vlerat evropiane. Për Dimitrievin, qytetarët e Maqedonisë e paguajnë çmimin e ambicieve të Edi Ramës për ta ridefinuar Maqedoninë.

Më tej, Dimitriev thekson se është i bindur që në Maqedoni do të gjindet zgjidhje për sfidat e vendit, edhe pa ndërhyrjen e Edi Ramës, të cilin e akuzon si ndezës të zjarrit të nacionalizmit.

Për Dimitrievin, jo shumë largë, në Shqipëri është dashur patjetër të mbyllen dritaret që njerëzit të flasin në gjuhën amtare në shtëpitë e tyre, që të mos i dëgjojë dikush.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat