Prokuroria heton ish funksionarë të lartë të MPB-së për keqpërdorime zgjedhore

Maqedonia

Prokuroria heton ish funksionarë të lartë të MPB-së për keqpërdorime zgjedhore

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 12:47
Prokuroria Themelore Publike

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka bërë të ditur se është duke zbatuar procedura paraqasëse për vërtetimin e dyshimeve për vepra penale kundër zgjedhjeve dhe keqpërdorim të pozitave zyrtare nga ana e ish funksionarëve të lartë në MPB dhe persona tjerë fizik dhe juridik nga Shkupi, Kumanova dhe Strumica.

Veprat për të cilat po udhëhiqen procedurat janë kryer gjatë vitit 2014 dhe 2016.

“Ekzistojnë dyshime se personat ka ndikuar në mënyrën e votimit nëpërmjet formave të ndryshme gjatë kohës së zgjedhjeve, me çka kanë bërë vepra penale. Prokuroria Themelore Publike për krim të organizuar dhe korpusin po bën kontrollin dhe grumbullimin e të dhënave dhe fakteve të nevojshme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat