Po rritet niveli i ujit në Liqenin e Ohrit

Maqedonia

Po rritet niveli i ujit në Liqenin e Ohrit

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 13:13
Liqeni i Ohrit

Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit është për 3 centimetra mbi kuotën e lejuar. Trashësia e akullit të bregut në Liqenin e Prespër është 4 centimetra, ndërsa në Liqenin e Dojranit 1,5 centimetra, informojnë nga Drejtoria për Shërbime Hidrometeorologjike (DSHHM).

Për dallim nga sot niveli i ujit në Liqenin e Ohrit në ditët e kaluara ka qenë për 4 deri 5 centimetra më pak se kuota minimale e lejuar.

Nga DSHHM thonë se për shkak të rritjeve të temperaturave ditëve të fundit dhe shkrirjes së borës, do të ketë rritje të nivelit të ujit në liqene dhe lumenj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat