Zhbogar dhe Ivanov diskutuan për gjendjen e tanishme politike në Maqedoni

Maqedonia

Zhbogar dhe Ivanov diskutuan për gjendjen e tanishme politike në Maqedoni

Më: 30 janar 2017 Në ora: 16:19
Ambasadori Samuel Zhbogar

(E plotësuar)-  Ashtu siç edhe u njoftua më herëet, kryetari Gjorge Ivanov është takuar me amabsadorin e BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, me të cilin kanë diskutuar për situatën e tanishme politike në vend.

Sipas njoftimit të kabinetit të kryetarit Ivanov, ambasadori Zhbogar i ka prezantuar qëndrimet e Bashkimit Evropian në lidhje me situatën politike në vend.

Ivanov ia ka përcjellur qëndrimin ambasadorit Zhbogar se do të fillojë me konsultime pas rikthimit të mandatit për formimin e qeverisë së re.

Ambasadori Zhbogar në takim me Ivanovin

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar, ka arritur në vilën e kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov.

Lajmi bëhet i ditur nga media maqedonase, mirëpo nuk dihen arsyet e kësaj vizite. Supozohet se takimi ka të bëjë me zhvillimet më të reja në vend, pas dështimit të Nikolla Gruevskit që të formojë qeveri.

Përndryshe, pas këtij dështimi, duhet që mandati do t’i jepet Zoran Zaevit të LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat