Muhamedi: Apeli i intelektualëve shqiptarë është jolegjitim

Maqedonia

Muhamedi: Apeli i intelektualëve shqiptarë është jolegjitim

Më: 17 janar 2017 Në ora: 09:40
Analisti Nijazi Muhamedi

Letrën e hapur të cilën e kanë nënshkruar 60 intelektual shqiptarë është jolegjitime sepse përfshinë thuajse të gjitha kërkesat e LSDM për formimin e qeverisë dhe nuk mund të përfaqësojë kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni, thekson kështu analisti Nijazi Muhamedi.

Sipas tij është indikative që në ato kërkesa është lënë anësh platforma e partive shqiptare.

Nëse do e kishte shkruar Zaev do e kishte shkruar më mirë se ato, kështu që letra është jolegjitime, ka deklaruar Muhamedi.

Ndërkohë që në rrjetet sociale ka reaguar dhe profesoresha universitare Biljana Vankovska.

Cfarë intelektual janë kur identifikohen përmes etnitetit,nëse kanë vendosur të ishin vetëm shqiptarë duhej të kishin plasur pas kësaj platforme por jo, atyre më lehtë ju vjen që t`i shkruajnë letër të hapur Gruevskit e që është edhe një dëshmi për drejtim të karakterit qytetarë, ka shkruar kështu Vankovska.

Ndërkohë që një pjesë e madhe e mediave kanë deklaruar sot se një numër i madh i atyre që janë nënshkruar janë në listën e pagesave në FON ku shef është partneri i koalicionit të Zaevit, Fiat Canovski ndërsa një pjesë tjetër janë të njohur se bëjnë propagandë antiqeveritare dhe paguhen për këtë gjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat