Kasami: Ridefinimin do ta bëjmë ashtu siç e bëmë platformën e përbashkët

Maqedonia

Kasami: Ridefinimin do ta bëjmë ashtu siç e bëmë platformën e përbashkët

Më: 11 janar 2017 Në ora: 21:38
Bialall Kasami

Koordinatori i Lëvizjes Besa, Bialall Kasami sot është i ftuar në emisionin Click Plus ku flet për sfidat e partisë së tij në periudhën kur në Maqedoni duhet të vendoset për qeverinë e ardhshme.

”Rezultatet zgjedhore treguan që OBRM-PDUKM dhe BDI i kanë mohuar Lëvizjes Besa dy deputetë. Qeveria e re nuk varet prej neve në asnjë kombinatorikë. Ata që i morën numrat duhet ta bëjnë qeverinë e re.” tha Kasami në fillim të emisionit.

”Lëvizja Besa ka platformën e saj ‘Ridefinimi. Këtë deklaratë e vlerësoj si ridefinim të Maqedonisë pas dështimit të Marrëveshjes së Ohrit.”

”Platforma e partive shqiptare është mënyra se si do të veprojë në qeveri një parti shqiptare në qeveri.”

”Lëvizja Besa nuk do të vrapojë për të hyrë në qeveri. Organet e partive do të shqyrtojnë ofertat konkrete të bërë nga partitë shqiptare apo maqedonase.”

”Jemi takuar me të gjithë partitë përveç se me OBRM-PDUKM-në”

”Gruevski e ka deligjitimuar veten që të diskutoj me Lëvizjen Besa. Nuk e pranojmë për diskutim.”

”Ridefinimin do ta bëjmë ashtu si e nënshkruam platformën me partitë tjera”

”Partitë maqedonase duhet që seriozisht t’i marrin partitë shqiptare dhe shqiptarët.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat