“Gruevski ka luajtur mendsh. Definitivisht!”

Maqedonia

“Gruevski ka luajtur mendsh. Definitivisht!”

Më: 4 janar 2017 Në ora: 12:06
Nikolla Gruevski

Ish-shefi i diplomacisë maqedonase, profesori universitar Gjorgji Spasov, ka komentuar mega-intervistën e liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në portalin “Republika”, duke vlerësuar se ish-kryeministri maqedonas ka probleme serioze me shëndetin mendor.

“Gruevski ka luajtur. Definitivisht. Ky lloj paranoje është seriozisht i rrezikshëm për shtetin. Ai ende jeton me bindjen se gjithçka që po ndodh është për shkak se njerëzit nuk e dinë se sa është ai i mire dhe se sa konkurrentët e tij janë të këqij. Shihet qartë se sëmundja e tij është e pashërueshme dhe është alergjik në gjithçka që s’mendon si ai”, ka shkruar Spasov.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat