Komisioni ad- hok për media nuk ka ngritur procedura kundërvajtëse

Maqedonia

Komisioni ad- hok për media nuk ka ngritur procedura kundërvajtëse

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 16:08
Ilustrim

Komisioni ad- hok për media sot ka vendosur të mos ngrit asnjë procedurë kundërvajtëse kundër mediumeve për dhjetë ditët e fundit nga informimi në fushatën zgjedhore.

Komisioni hodhi poshtë dy propozime për ngritjen e procedurave ndërsa në shumicën e rasteve Komisioni njëzëri votonte kundër ngritjeve të procedurave. Me këtë seancë mbaroi vlerësimi i punës së televizioneve dhe radiove lidhur me zgjedhjet.

Sipas paralajmërimeve, trupi ad- hok duhet në mënyrë shtesë të takohet për ta shqyrtuar punën e mediumeve lokale dhe rajonale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat