Ambasada amerikane: Të shqyrtohen parashtresat në mënyrë të qetë, korrekte dhe transparente

Maqedonia

Ambasada amerikane: Të shqyrtohen parashtresat në mënyrë të qetë, korrekte dhe transparente

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 18:32
Ambasada amerikane

Ambasada amerikane kërkon që shqyrtimi i ankesave dhe parashtresave të partive politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të bëhen në mënyrë korrekte, të qetë dhe transparente.

E pyetur nga meta se si i komentojnë sulmet verbale të mbrëmshme ndaj diplomatëve të huaj në Maqedoni, gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet për linçim, nga amabsada përgjigjen se ”këto ishin zgjedhje të ngushta, prandaj është e natyrshme që ngriten pasionet. I inkurajojmë të gjithë partitë që të punojnë së bashku dhe ta adresojnë atë që i shqetëson qytetarët në Maqedoni dhe nevojat për këtë vend. Shpresojmë se të gjitha partitë do të mundësojnë procesim të parashtresave sipas ligjit, në mënyrë korrekte, transparente dhe të qetë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat