Vazhdojnë kritikat ndaj ambasadorit Baily

Maqedonia

Vazhdojnë kritikat ndaj ambasadorit Baily

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 10:45
Ambasadorit Jess Baily

Si duket kritikat ndaj ambasadorit Jess Baily në Maqedoni nuk kanë të ndalur. Sipas mediave administratorët ‘Maqedonia mbështet Donald Trump’ kanë drejtuar përsëri kritika ndaj Baily-t.

‘Ne administratorët maqedonas në faqen e popullarizuar në Facebook ‘Maqedonia mbështet Donald Trump’ e cila i ndihmoi Trump-it për të arritur fitoren e dëshiruar.

Opinioni i Maqedonisë është i zhgënjyer nga ambasadori amerikan se më 20 janar kur zyrtarisht Donald Trump do të merr pushtetin në duart e tij në Amerikë, ajo datë 20 janari do të jetë dita e fundit e e ambasadorit Jess Bailey në Maqedoni.

Jess Bailey ishte i njohur për performancat e tij provokuese dhe disa herë ndërhyrjen e tij në punët e brendshme të Maqedonisë dhe përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë në zgjedhjet vetëm sapo kanë përfunduar zgjedhjet në Maqedoni.

Ambasadori Jess Bailey më 20 janar do të lëshojë Maqedoninë, kurse në vend të saj do të vijë ambasadori i ri i cili do të jetë shumë më i mirë dhe shumë mëeqëndrim më të ndershëm ndaj Maqedonisë dhe maqedonasve’, thonë nga kritikët e Jess Baily.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat