Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Maqedonia

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 09:32
Ilustrim

Komunikacioni në të gjitha rrugët e shteti po zhvillohet pa pengesa, përveç se në disa vende korsitë janë të lagura, sidomos në drejtimet: Koçani-Dellçevë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë-Bukovë.

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) udhëzon shoferët të jenë të vëmendshëm gjatë drejtimit të automjetit, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalet rrugore.

Vëmendje të posaçme të kenë ato automjete që lëvizin nëpër gryka mali, pasi që mund të ketë rrokullisje gurësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat