Sërish refuzohet kërkesa e Speciales për masa ndaj politikanëve të akuzuar për krime të rënda

Maqedonia

Sërish refuzohet kërkesa e Speciales për masa ndaj politikanëve të akuzuar për krime të rënda

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 15:17
Ilustrim

Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup e ka refuzuar si të pabazë ankesën e PSP kundër vendimit të gjykatësve me procedurë paraprake nga data 04.11:2016 për përcaktim të masave për kujdes kundër tre personave të përfshirë në lëndën “Arka”.

“Këshilli penal i Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup duke vepruar rreth ankesës së Prokurorisë Speciale për përndjekje të veprave penale të ndërlidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përcjelljes ilegale të komunikimeve (PSP) kundër vendimit të gjykatësve me procedurë paraprake nga data 04.11.2016 për përcaktim të masave për kujdes kundër tre personave të përfshirë në lëndën e PSP në opinion të njohur si “Thesari”, në seancë të mbajtur sot mori vendim të kujdesit për të gjithë tre personat refuzohet si e pabazë”, thuhet në kumtesën e publikuar në ueb faqen e Gjykatës Penale.

Të dyshuar në rastin “Thesari” janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkovi, kryeshefi i Drejtorisë së pestë pranë MPB-së, Goran Grujevski, shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski, dhe ish-ndihmës ministri i brendshëm Nebojsha Stankoviq. Ata dyshohen se i kanë shkaktuar dëm buxhetit në vlerë prej të paktën 860 mijë euro për sigurimin e një pajisjeje të përgjimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat