Në një aksident të rëndë që ka ndodhur sonte në Zajaz, kanë humbur jetën tre persona.
Aksidenti i tmerrshëm ka ndodhur në afërsi të fshatit Zajaz rreth orës 19:30, njofton TetovaSot.
Personat që kanë humbur jetën në aksident janë të rinj nga fshatrat përreth, konfirmuan nga SPB e Ohrit.
Identiteti i të vdekurve ende nuk bëhet i ditur, por se policia është duke punuar në zbardhjen e plotë të rastit.
Sipas informatave jozyrtare, makina e tipit “Ford” goditi një traktor që po e ngiste pa drita në rrugë.
Traktori ishte i ngarkuar me lëndë drusore, dhe sipas informatave fillestare, goditja e madhe ishte fatale për tre të rinj.