Zaev: Plani për Maqedoninë ka më së shumti projekte ekonomike

Maqedonia

Zaev: Plani për Maqedoninë ka më së shumti projekte ekonomike

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 23:16
Zoran Zaev

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot në Veles theksoi se 11 dhjetori është dita e zgjedhjeve, dita e ndryshimeve në Republikën e Maqedonisë.

“Të gjithë e dimë se qëllimi i pushtetit ishte t’i prolongojë së bashku me lokalet. Përse? T’i dislokojë temat. Qytetarët kërkojnë para.Të ketë më shumë para në secilën familje, kërkojnë ardhmëri ekonomike, perspektivë ekonomike, kërkojnë kriminelët të bartin përgjegjësi, kërkojnë ligji të vlejë njejtë për të gjithë”, tha Zaev, kumtoi LSDM.

Në pyetjen gazetareske se çfarë projektesh përmban programi zgjedhor i LSDM-së i titulluar “Plani për Maqedoni”, Zaev potencoi se më së shumti janë projekte ekonomike.

“Qëllimet përfundimtare janë: do ta ngrejmë standardin jetësor për 70 për qind. Më së shumti janë masa ekonomike. Ta zgjidhim papunësinë, të rinjtë të qëndrojnë këtu. T’i ulim shpenzimet për jetë, ta kthejmë tarifën e lirë të rrymës, ta heqim taksën radiodifuzive, t’i ulim shpenzimet përmbaruese të përmbaruesve në jo më shumë se 10 për qind të borxhit kryesor. T’i heqim të gjitha këto dënime të cilat vijnë drejt qytetarëve”, sqaroi Zaev.

Shtoi se nga LSDM pritet të ketë liri dhe institucione të pavarura dhe demokratike dhe të departizohet shteti.

“Masa për kthim të TVSH-së, 15 për qind për secilin qytetar do të thotë rreth 30 000 denarë të ardhura plus në secilën familje, nga vetë momenti i konsumit të shpenzimit të parave, secili do të kthejë TVSH. Qëllimi përfundimtar është populli, qytetarët, individi, njësia në shoqërinë tonë”, deklaroi mes tjerash lideri i LSDM-së në Veles.

I pyetur përse LSDM nuk propozoi debat kuvendor lidhur me njësinë e gjashtë zgjedhore, Zaev theksoi se zgjidhja ka ekzistuar në dy mënyra.

“Mënyra e parë në aktivitetin tonë në Parlament, ndërkaq edhe publikisht e cekim – një njësi zgjedhore, e tërë Maqedonia. Atëherë nuk keni mbi 5 për qind, nën 5 për qind. Kur të jetë një njësi zgjedhore Republika e Maqedonisë, atëherë është zgjidhur ky problem. Asnjëra nga partitë në pushtet nuk e pranoi këtë, refuzuan të bisedojnë për këtë. Zgjidhjen e dytë e lëmë – ja ju jeni parti në pushtet, si të dakordoheni ju ne do ta pranojmë. Dhe nuk arritën të dakordohen në këtë çështje. Gjithsesi, përqindja është 5,28 në njësinë e gjashtë zgjedhore. Do ta shohim me shpalljen përfundimtare të Listës zgjedhore para zgjedhjeve, që do të thotë edhe spastrim që ndodhi, nëse ajo përqindje ende mban të jetë 0,28 për qind më shumë se mesatarja, siç është definuar në rregullativën juridike në Maqedoni”, u përgjigj Zaev, kumtoi LSDM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat