Keqtrajtimi i të akuzuarve në rastin e Kumanovës, reagon Ambasada e Kosovës

Maqedonia

Keqtrajtimi i të akuzuarve në rastin e Kumanovës, reagon Ambasada e Kosovës

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 23:53
Ylber Hysa

Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoni ka reaguar ndaj keqtrajtim fizik dhe psikik të të akuzuarve për rastin e Kumanovës nga forcat e sigurisë.

“Nga deklaratat dhe pamjet e disa nga të akuzuarve u vërejt se janë të keqtrajtuar si fizikisht ashtu edhe psiqikisht”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Kosovës.
Ambasada e Kosovës ka qenë e informuar nga të burgosurit, familjarët e tyre si dhe nga avokatët për keqtrajtimin që u bëhet të burgosurve në rastin “Kumanova”.

Ambasada e Republikës së Kosovës vazhdimisht ka kërkuar dhe kërkon nga institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin masat e nevojshme për ndërprerjen e maltretimit, si dhe trajtimin e të paraburgosurve konform standardeve ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut për të paraburgosurit.

Ndryshe shtu siç kanë deklaruar edhe më herët të burgosurit, keqtrajtimi fizik ndodh gjatë transportit nga paraburgimi në gjykatë dhe anasjelltas ndërsa për sjelljen e gardianëve në paraburgim nuk ka ankesa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat