Dështojnë tentimet për shqyrtimin e njësive zgjedhore në Maqedoni

Maqedonia

Dështojnë tentimet për shqyrtimin e njësive zgjedhore në Maqedoni

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 15:54
Njesite zgjedhore maqedonase

Bëhet e  ditur se ka dështuar grupi punues për njësitë zgjedhore, pasi që edhe sot nuk u arrit ndonjë pajtueshmëri për zgjidhjen e problemit me njësitë zgjedhore.

Sipas Rafiz Alitit, zgjidhje tani duhet të propozojë kuvendi, ose institucionet tjera përgjegjëse, pasi që qëndrimet e partive politike janë shumë lartë njëra-tjetrës, duke theksuar se personalisht Aliti ka kërkuar respektim të ligjit.

Ai theksoi qëndrimin se nuk zgjidhet kjo çështje vetëm me shqyrtimin e njësisë zgjedhore numër 6, pasi që askush nuk mund të garantojë se 30 mijë votuesit e larguar nga lista zgjedhore, nuk do të paraqiten për të fituar të drejtën e votës gjatë kontrollit publik, disa ditë para zgjedhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat