Ekspertët: Lëndët e PSP-së, gjykatësit të punojnë pa frikë

Maqedonia

Ekspertët: Lëndët e PSP-së, gjykatësit të punojnë pa frikë

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 23:49
Gjykatësit

Emrat e ish-kryeministrit dhe Nikolla Gruevski dhe ish-shefit të Departamentit të pestë Goran Grujevski nuk duhet të mbjellin frikë në mesin e gjyqtarëve. Gjykata nuk duhet të veprojë në mënyrë subjektive ose në kundërshtim me praktikën e deritanishme, thonë ekspertët. Dëshmitë e PSP-së për dhunën e porositur në Komunën Qendër dhe për shkatërrimin e më shumë se 2.000 dokumenteve për pajisjen për përgjim, sipas Jovan Trpenovskit duhet të jenë dëshmi të mjaftueshme, që mos ketë dyshim në publik ajo që njëra nga gjykatëset ishte përmendur në bombat e opozitës.

“Mendoj se kolegia duhet të jetë objektive, ti vlerësojë dhe respektojë dëshmitë e paraqitura nga PSP-ja, por mbetet ajo prania e ndonjë subjektiviteti. E gjithë kjo do të tejkalohet sepse forca e dëshmive do ti detyrojë gjyqtarët për të vepruar në mënyrë objektive”, deklaroi Jovan Trpenovski, ish-prokuror publik.

Avokati Aleksandar Torteski pret zgjidhje të drejtë gjyqësore, një procedurë e cila nuk do varet aspak nga ajo se kush do të ulet në bankën e të akuzuarve. 

“Para këtyre gjyqtarëve qëndron përgjegjësi e madhe në këto raste, dhe unë mendoj se ata janë në test, nëse do të dorëzohen para presionit të emrave të të pandehurve, gjë që nuk do guxonte. PSP dhe të gjithë qytetarët presin procedurë që zbatohet mesatarisht për qytetarët më të zakonshëm”, tha avokati, Aleksandar Torteski.

PSP ka njoftuar se nuk do të kërkojë përjashtimin e gjyqtares Lidija Petrovska e cila është përmendur në bombat. Përveç asaj, në mënyrë elektronike për lëndën tjetër është zgjedhur gjyqtarja Tatjana Mihajlovska. Të dyja aktakuzat e PSP-së, i dorëzoi të enjten. Tani gjyqtarët e ndarë për lëndët duhet të vlerësojnë nëse ekipi i Janevës ka siguruar dëshmi të mjaftueshme edhe pastaj ta caktojnë seancën kryesore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat