Tahiri: Gjithmonë i hapur për të kritikuar pushtetin jodemokratik

Maqedonia

Tahiri: Gjithmonë i hapur për të kritikuar pushtetin jodemokratik

Më: 1 shtator 2016 Në ora: 09:10
Sefer Tahiri

Anëtari i vetëm i cili nuk u zgjodh për të qenë në komisioni ad-hoc për mbikqyrjen e mediave Sefer Tahiri ka komentuar këtë proces dhe mënyrën se si mediat e kanë përdorur emrin e tij në këtë periudhë. Profesori dhe analisti politik ka thënë se do të jetë i hapur çdoherë për të kritikuar pushtetin jodemokratik.

”Gazetaria ad hok. Këtyre ditëve emri im është përfolur me qindra herë në media! Çka u tha e nuk u tha, ndërsa për të pyetur rreth kandidimit tim më kanë telefonuar vetëm dy-tre gazetarë! Njërit në fakt iu lajmërova unë që ta saktësojë lajmin se asnjëherë nuk kam qenë në protestat e Revolucionit laraman!
I falenderoj të gjitha mediat dhe kolegët gazetarë (edhe ata që ndonjëherë më kanë sulmuar) për raportimin e tyre korrekt dhe profesional. Mirënjohës dhe telefoni im do të jetë i hapur gjithmonë për të kritikuar këtë pushtet jodemokratik.” shkruan Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat