Rotacion i katërt i policisë sllovake në Maqedoni

Maqedonia

Rotacion i katërt i policisë sllovake në Maqedoni

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Njëzetë e pesë pjesëtarë të policisë së Sllovakisë sot do të arrijnë në Maqedoni që të zbatojnë aksione në patrulla të përbashkëta me kolegët nga Maqedonia në kufirin shtetëror me Greqinë, informon Ambasada e Republikës Sllovake në Shkup.

Rotacioni i katërt i 25 pjesëtarëve të policisë sllovake është në bazë të Memorandumit për mirëkuptim mes Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Sllovakisë dhe Republikës së Maqedonisë.

Policët sllovakë, siç theksohet në kumtesën e Ambasadës, do të zbatojnë aktivitete të përbashkëta patrulluese me kolegët nga Maqedonia në kufirin shtetëror me Greqinë, me qëllim të parandalimit në fushën e sigurisë publike dhe kalimit të paautorizuar të kufirit shtetëror. Njësiti policor sllovak do të vendoset përsëri në rajonin e Liqenit të Dojranit.

Sllovakia deri më tani në vend dërgoi gjithsej 100 nëpunës policorë që është kontributi më i madh për banorë prej tetë shteteve të huaja të cilët marrin pjesë në operacionet e përbashkëta në Maqedoni.

Ndihma është shprehje e solidaritetit në zgjidhjen e krizës së emigrantëve dhe në kontekst të kryesisë aktuale të Sllovakisë (prej 1 korriku) në Këshillin e BE-së, ku një nga prioritetet është “politika e qëndrueshme për emigrancion dhe azil”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat