Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në profilin e tij zytar në Facebook, ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta ndaj familjeve të viktimave nga tërmeti që mbrëmë e goditi pjesën qendrore të Italisë.
“Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave nga tërmetet shkatëruese në Italinë mike dhe solidarizohem më përpjekjet e ekipeve shpëtimtare për t’i dal në ndihmë popullatës së prekur nga kjo fatkeqësi e madhe”, shkruan Ahmeti.
Përndryshe, nga tërmeti shkëtarrues në Itali deri në këto momente jetën e kanë humbur të paktën 247 persona, ndërsa janë lëndiuar disa qindra veta.