"Gruri" :Maqedonia dhe Serbia akuzohen për mosrespektimin e ligjeve të CEFTA

Maqedonia

"Gruri" :Maqedonia dhe Serbia akuzohen për mosrespektimin e ligjeve të CEFTA

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 10 gusht 2016 Në ora: 19:35
Ilustrim

Mes Maqedonisë dhe Serbisë - të dyja vende anëtarë të organizatës për tregti të lirë në Evropën e Mesme (CEFTA), sundon prej kohësh një “Luftë për grurin”.

Mullisët kërkojnë urgjentisht të anulohet ndryshimi i Rregullores për vlerën e kompensimit për punët e kryera të Inspektoratit shtetëror për bujqësi me të cilën analizat fitosanitare gjatë importit të grurit janë shtrenjtuar për 833 për qind, ndërsa këtë rast dëshiron ta rregullojë Serbia me eksportet e saja, informon zhurnal.mk.

Beogradi gjithashtu ka marrë masa që të mos shtrenjtohen frutat e thata në vendin e saj, pas ndryshimit të politikave të Maqedonisë, shkruan televizioni shtetëror serb RTS. Në anën tjetër pavarësisht se  nuk ka një ndalim importi të grurit nga Serbia, Maqedonia kërkon uljen e çmimit për fitosanitarët që të ruajë konkurrencën e brendshme nga prodhimet e jashtme.


Serbia është eksportuesi kryesor i gurit me 1.5 milion tona në Bosnjë, Maqedoni dhe Malin e Zi. Por gjatë sezonën së shitjes ka ardhur disa herë deri te konfrontimet ligjore mes anëtarëve të CEFTA për mosrespektimin e tregtisë së lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat