Portugalia hap pas hapit arriti në finale

Futboll

Portugalia hap pas hapit arriti në finale

Nga: Drilon Shala Më: 7 korrik 2016 Në ora: 18:16
Drilon Shala

Debate

Të dielën e 10 korrikut bie edhe perdja e Kampionatit të 15-të Evropian në futboll. Me 10 korrik do të dihet se kush do ta përqafojë titullin e kampionit. Finalja e të dielës pritet me kureshtje nga dashamirët e futbollit jo vetëm në Kontinentin e Vjetër.  Spanja dy herë radhazi e ka fituar titullin e kampionit, në vitin 2008 e 2012, por e cila u mënjanua në të tetën e finales.  Portugalia? Shumë njohës kanë dyshuar se mund të depërtojë në finale, ia arriti qëllimit. Pak kush e kishte e besuar se portugezët do të shkojnë në finale, kur analizohen të gjitha ndeshjet që kanë zhvilluar deri më tash. Në tri ndeshjet e fazës grupore nuk arritën fitore, por të gjitha barazime. Pastaj e mposhti Kroacinë me 1:0 pas 120 minutave dhe në çerekfinale Poloninë me penallti. Ndeshje pas ndeshje, jo edhe aq bindëse, në fund Portugalia tregoi përformancën e pritur dhe e mundi me 2:0 Uellsin. Nuk ishte edhe fitore e lehtë kundër Uellsit që ka dëshmuar lojëra të nivelit të lartë që nga nisma e këtij edicioni. Mirëpo, Portugalia i kishte gjërat e qarta se vetëm me lojë sulmuese mund ta arrijnë objektivin. Portugalia ka pasur edhe shumë fat për mënyrën se si ka arritur deri këtu. Luzitanët mund të luajnë më mirë sepse kanë lojtarë me kapacitet por deri në gjysmëfinale nuk janë vërejtur edhe aq shumë dhe kanë befasuar shumëkënd se si kanë arritur të shkojnë aq lart dhe tani janë në finale, ku synojnë trofeun. Portugalia vërtet do të ketë probleme në finale, sepse do të jetë një ndeshje e vështirë për ta. Megjithatë, ata kanë besim të madh të Cristiano Ronaldo që e bëri diferencën në takim me Uellsin. Fati i Portugalisë do të varet se sa do të jetë në formë Ronaldo për në finale dhe nëse ai është në ritmin e tij gjithçka do të shkojë në favor të Portugalisë. Ronaldo ka mundësitë e tija kur më së paku pritej, sepse po ia deshi një ose dy herë nga gjuajtjet e lira mund ta kryejë edhe takimin. Mirëpo, portugezët duhet të jenë të kënaqur që janë në finale, pasi që shumëkujt nuk ia mbushën syrin me ritmin e lojërave që dëshmuan që nga starti i kampionatit e deri në çerekfinale me përjashtim në gjysmëfinale dhuruan lojë më të mirë dhe ishin shumë më energjik sidomos në pjesën e dytë ku nuk ia lanë as rastit mbase kanë mundur të fitojnë edhe më bindës. Megjithatë, nuk e besoj se Portugalia do ta fitojë kampionatin apo Ronaldo që ka me treguar veten në finale.  Sepse Portugalia nuk janë me lojën e tyre më të mirë se gjermanët ose francezët. Uellsi u eliminua, por luftoi deri në çastet e fundit përmes sulmuesit Gareth Bale, që disa herë tentoi nga distanca ta zënë në pozicion të palakmueshëm portierin portugez, por e pamundshme. Uellsi mund të mburret sepse u futen në histori si debutues dhe ishin në mesin e katër kombëtareve më të mira, kjo është një krenari për ta.

Autori është futbollist i FC Lahtit, anëtar i Superligës së Finlandës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat