Dom Gjergji: 1 milion euro Kombëtares, si 1 milion shpulla për të varfërit

Shqipëria

Dom Gjergji: 1 milion euro Kombëtares, si 1 milion shpulla për të varfërit

Më: 23 qershor 2016 Në ora: 22:49
Gjergj Meta

Prifti katolik Gjergj Meta ka reaguar në rrjetete sociale lidhur me festimet dhe vendimin e qevërisë për ta shpërblyer me 1 mln euro kombëtaren e futbollit, për eliminimin e saj nga Euro 2016!

“Po mirë, Çelësin kush e mban? Apo do t’i bëjnë nga një çelës kopil gjithë Kombëtares?!

Pastaj ai aplikimi për pasaportë diplomatike, një perlë diplomatike.

Delir dhe Tepri!

Sidomos tepri është shpërblimi 1 milion eurosh. Si t’i japësh 1 milion shpulla varfërisë së shqiptarëve…

Kemi bërë të gjithë humor e tifozllik këto ditë, por kur është tepër është tepër…”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat