Partia më e re shqiptare, njihuni me themeluesin dhe emrin e saj

Shqipëria

Partia më e re shqiptare, njihuni me themeluesin dhe emrin e saj

Më: 18 qershor 2016 Në ora: 00:17
Ilustrim

Partia "Besëlidhja Europiane" (BE), është partia më e re shqiptare, e cila do të themelohet me nismën e deputetit Eduart Ndocaj.

“Besëlidhja Shqiptare do të prezantohet si një parti e Qendrës, e cila mbron identitetin shqiptar, lobon dhe kërkon integrimin e Shqipërisë në BE, modernizimin e vendit përmes reformave serioze dhe gjithëpërfshirëse. Besëlidhja Shqiptare në të gjithë formatin e saj do të jetë një risi në politikën shqiptare”, shkruan Ndocaj.

Shkrimi i Eduart Ndocaj

Një grup ekspertësh dhe politologësh po punojnë intensivisht për krijimin e statusit themeltarë të partisë "Besëlidhja Europiane" dhe të programit të saj politikë. Ngjarjet e fundit që po ndodhin në kahet e politikës shqiptare po na bindin gjithnjë e më shumë për të intensifikuar punën për hartimin e programit dhe regjistrimin e partisë në KQZ. Partia "Besëlidhja Europiane" (BE), do të themelohet me nismën e deputetit Eduart Ndocaj. Pranë kësaj partie tashmë janë afruar mjaftë qytetarë, të rinjtë, intelektual dhe njerëz të botës së biznesit.

Besëlidhja Shqiptare do të prezantohet si një parti e Qendrës, e cila mbron identitetin shqiptar, lobon dhe kërkon integrimin e Shqipërisë në BE, modernizimin e vendit përmes reformave serioze dhe gjithëpërfshirëse. Besëlidhja Shqiptare në të gjithë formatin e saj do të jetë një risi në politikën shqiptare.

Partia është e hapur për të gjithë qytetarët pavarësisht bindjeve të mëparshme politike!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat