Hysaj, merr vlerësimet e Uefas

Futboll

Hysaj, merr vlerësimet e Uefas

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 19:14
Elseid Hysaj

Klas, dinamikë dhe inteligjencë, faqja zyrtare e Uefas i thur elozhe mbrojtësit të kombëtares shqiptare Elseid Hysaj , duke e përkufizuar 22-vjecarin nga Shkodra si një futbollist me klas, shumë dinamik në fushë, dhe mbi të gjitha mjaft inteligjent.

Hysaj ishte një nga lojtarët më të dalluar të kombëtares kuqezi në humbjen 1-0 që Shqipëria pësoi ndaj Zvicrës në Lens. Pas daljes me karton të kuq të Lorik Canës, mbrojtësi i Napolit mbajti në krah edhe shiritin e kapitenit duke e udhëhequr Shqipërinë në fushë si një lider i vërtetë.

Paraqitja e Hysajt ndaj Zvicrës por mbi të gjitha edhe përgjatë sezonit futbollistik 2015-2016 me fanellën e Napolit në Serinë A italiane, ka bërë që UEFA, të shfaqë në faqen e saj zyrtare vlerësimet maksimale për kuqeziun, vëmendja e të cilit aktualisht është e gjitha te ndeshja e rradhës ndaj Francës.

Falë formës së mirë që ka treguar gjatë sezonit të fundit për të marrë shërbimet e Elseid Hysajt kanë shfaqur interes disa prej klubeve më të mëdha të Europës, ku mbi të gjitha spikasin, Bayerni i Mynihut, Arsenali dhe Barcelona të cilat janë gati ti ofrojnë Napolit rreth 20 milionë Euro për kartonin talentit shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat