Kapen 4 persona në kërkim, njëri i dënuar me 15 vjet burg për drogë në Itali

Kronikë e zezë

Kapen 4 persona në kërkim, njëri i dënuar me 15 vjet burg për drogë në Itali

Më: 31 maj 2016 Në ora: 10:29
Ilustrim

Policia e Fierit arreston 4 shtetas të shpallur në kërkim, mes tyre një në kërkim ndërkombëtar i dënuar me 15 vite burgim.

Blutë kanë arrestuar Blenard Fejzullën, 36 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” të Fierit. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për arsye se Gjykata e Milanos në shtetin Italian, me vendimin Nr.5580 të vitit 2013 e ka dënuar me 15 vite burgim për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Gjithashtu Specialistët për krimet kapën dhe ndaluan shtetasit:

-Mikel Spirakos, 38 vjeç, banues në Lagjen “5 Shkurti”, Ballsh.

-Mario Xhafa, 19 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori” Ballsh.

Sipas policisë, dy të rinjtë më datën 29.05.2016 në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesën e shtetasit M.P.

Policia ka arrestuar gjithashtu Viktor Prendin 45 vjeç, banues në lagjen nr 10 Durrës, pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 18.06.2014 e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Falsifikim i monedhave”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat