Moska u “jep” tre fqinjëve pjesë të Maqedonisë, Shqipërinë e lë duarthatë

Maqedonia

Moska u “jep” tre fqinjëve pjesë të Maqedonisë, Shqipërinë e lë duarthatë

Më: 30 maj 2016 Në ora: 17:26
Ilustrim

Rusia ka ambicie territoriale për të ndarë Maqedoninë mes disa shteteve. Kështu ka bërë të ditur një bashkëbisedues për emisionin “Në qendër” që emetohet sonte në televizionin Kanal 5 të Shkupit.

“Çdoherë është bërë fjalë për ndarje të territoreve maqedonase mes Greqisë, Bullgarisë dhe Serbisë”, ka deklaruar bashkëbiseduesi.

Një nga bashkëbiseduesit në këtë emision, ish-shefi i diplomacisë serbe Vuk Drashkoviq, ka folur për bombardimet e NATO-s gjatë vitit 1999 në Serbi dhe Kosovë. Sipas Drashkoviqit, gabimi më i madh u bë që ish-presidenti serb Sllobodan Millosheviq nuk e nënshkroi marrëveshjen e Rambujesë, andaj edhe Serbia u bombardua nga forcat e NATO-s.

Ai rikujton se pala kosovare në ato kohë kishte nënshkruar këtë marrëveshje, mirëpo pala serbe e drejtuar nga Millosheviqi e kishte refuzuar.

“Shqiptarët u bindën që të nënshkruajnë. Millosheviq e refuzoi propozimin dhe me këtë filloi bombardimi i Serbisë dhe me këtë humbëm Kosovën”, ka deklaruar Drashkoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat