I dërguari special, shpresë për tejkalimin e krizës në Maqedoni

Maqedonia

I dërguari special, shpresë për tejkalimin e krizës në Maqedoni

Më: 5 maj 2016 Në ora: 22:03

Dërgimi i një përfaqësuesi special për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni nga ana e Ministrisë së Jashtme gjermane tregon se në çfarë gjendje të vështirë politike gjendet Maqedonia.

Kështu thotë ish-ambasadori i Maqedonisë në Berlin, Goran Rafajllovski, i cili shton se ky vendim i diplomacisë gjermane mund të jetë hap për tejkalimin e krizës së thellë politike në vend.

“Haindl do të jetë një ndihmë e madhe për vendin duke pasur parasysh përvojat dhe njohjet e tij me qëllim të tejkalimit të krizës politike në Maqedoni. Kjo do të realizohet përmes një presioni të butë mbi qeverinë aktuale, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje e cila nuk do të fusë vendin në jo stabilitet por përkundrazi do të jetë një zgjidhje që do të ndihmojë procesin e stabilizimit”, tha Rafajllovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat