Ja çka thotë ministri i ri për veten, si ka diplomu dhe si u bë ministër (Video)

Maqedonia

Ja çka thotë ministri i ri për veten, si ka diplomu dhe si u bë ministër (Video)

Më: 1 maj 2016 Në ora: 09:03

Në intervistën e tij të parë televizive, ministri i ri i angazhuar për investime të huaja z. Arlind Zeqiri ka treguar më shumë rreth vetes, shkollimit dhe karierës ndërsa gjithashtu ka folur edhe mbi përgjegjësinë që e ka marë pasi është ulur në kariken e ministrit për investime të huaja, njofton Zhurnal.

”Dikasteri qe drejtoj është kontinuitet i punës time tre vjecare ku kam qenë i ngarkuar me detyrën e përgjegjësit të zyrës për investime të huaja në Zvicër, është privilegj dhe përgjegjësi e madhe për mua se do të vazhdoj të kryej punën aty ku edhe kam qenë i kycur tash e disa vite”, ka thënë ministri Zeqiri në intervistën e tij televizive.

”Zhvillimi ekonomik dhe investimet e huaja është prioritet i qevrisë, do vazhdoj të zbatoj programin në thithjen e investimeve, marja e këtij resori është një tregues i qartë se ritja e standarditt qytetarëve është në fokusin e punës dhe platformë e subjektit politik që i takoj, jemi në kontakt me të gjithë ku vazhdojmë me angazhimin tonë të prezantojmë ofertën tonë si dhe realizimin e projekteve aktuale varësisht në cilën fazë janë. Maqedonia ofron paketa avantazhesh dhe qëllimet tona po realizohen nga viti 2008 kemi arritur të sjellim kompani europiane dhe amerikane me theks në sferën e automobilëve”, thekson mes tjerave ministri Zeqiri.

Për më shumë se cfarë ka folur ministri për investime të huaja Arlind Zeqiri mund të ndiqni në linkun më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat