Maqedoni-KSHZ miraton raportin e kontrolleve të kryqëzuara, kryetari voton kundër

Maqedonia

Maqedoni-KSHZ miraton raportin e kontrolleve të kryqëzuara, kryetari voton kundër

Më: 27 prill 2016 Në ora: 09:36

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Maqedonisë në mbledhjen e mbrëmshme e ka miratuar Raportin e kontrolleve të kryqëzuara në terren dhe kontrollet administrative për shkak të azhurnimit të Listës zgjedhore.

Në seancë, siç konfirmuan nga KSHZ-ja, për raportin kanë votuar gjashtë anëtarë, dy anëtarë të LSDM-së s’kanë marrë pjesë në seancë, ndërsa kundër ka votuar kryetari i KSHZ-së Aleksandr Çiçakovski, i cili ka shprehur rezerva rreth validitetit të informatave të marra nga Ministria e Punëve të Brendshme, e që nuk janë të nënshkruara nga ministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat