Reagimet e partive politike rreth rastit ‘Titaniku”

Maqedonia

Reagimet e partive politike rreth rastit ‘Titaniku”

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 07:44

Pas reagimeve të një dite më parë të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së lidhur me aksionin e parë të prokurores special të koduar si Titanik, sot kanë reaguar edhe partitë e tjera si RDK-ja, LR-PDSH-ja dhe LSDM-ja të cilat kanë mbështetur punën e Janevës dhe ekipit të saj.

“Rilindja Demokratike Kombëtare në kontinuitet ka mbajtur qëndrim të fuqishëm se asnjë person ose grupacion nuk do të mund të strehohet nën ombrellën e logos partiake, pavarësisht se a bëhët fjalë për një llogo partiake apo bashkëpunim i shumë logove partiake, dhe kjo u dëshmua edhe njëherë nga veprimet e fundit të prokurorisë special…”, thonë nga RDK-ja.

“Inkurajojmë Prokuroren Speciale dhe ekipin e saj që në këto momente historike për sistemin gjyqësorë të Maqedonisë, të mos kursejnë asnjë nga shkelësit e Ligjit duke nxjerrë para drejtësisë të gjithë pjesëtarët e krimit të organizuar, pa dallim përkatësie partiake dhe etnike”, u shprehën nga LR-PDSH.

“Ne plotësisht e përkrahim punën e Prokurorisë special publike dhe i ftojmë të gjithë partitë tjera politike dhe aktorët në shoqëri t’i përmbahen marrëveshjes dhe ta përkrahin punën e prokurorisë special.Shpresojmë që edhe më tutje do të vazhdojnë ta mbështesin punën e Prokurorisë speciale”, deklaroi Damjan Mançevski, nënkryetar i LSDM-së.

Pasi vendimit të gjykatës penale për të mos caktuar masë paraburgimi për të dyshuarit, nga Prokuroria Speciale theksojnë se Gjykata Penale në Shkup tani për tani dështoi që të hy në historinë e vendit dhe për këtë nga prokuroria speciale paralajmërojnë ankesa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat