Austria-Maqedonisë: Përgatituni për mbyllje të kufirit me Greqinë

Maqedonia

Austria-Maqedonisë: Përgatituni për mbyllje të kufirit me Greqinë

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 19:38

Austria i ka kërkuar Maqedonisë që të përgatitet për “ndaljen komplet” të fluksit të emigrantëve në kufirin e saj jugor me Greqinë, duke tërhequr vërejtjen se Vjena do ta bëjë po këtë gjë në kufijtë e vet, brenda disa muajve.

“Me shumë gjasë gjatë muajve të ardhshëm numri ynë maksimal do të arrihet, kështu që Austria do të duhet t’i ndalë emigrantët në kufirin e vet”, tha Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz në Shkup.

Ndërkohë edhe Rumania ka përforcuar kufirin e saj me Serbinë.

Vendimi vjen pas shqetësimit në rritje të autoriteteve vendase se Rumania mund të kthehet në rrugën e re tranzitore të emigrantëve.

Kohët e fundit ka pasur tentativa të kalndestinëve, të cilët janë përpjekur të kalojnë kufirin rumun për të arritur vendet e pasura të Europës.

Megjithatë Rumania mund të kthehet në vend tranzit vetëm nëse Gjermania, destinacioni i preferuar i emigrantëve mbyll plotësisht kufirin e saj.

Këtij shqetësimi i është përgjigjur menjëherë Hungaria, e cila ka deklaruar se nëse ky skenar materializohet, ajo do të mbyllë kufirin edhe me Rumaninë, pas vendosjes së barrierave me tela me gjemba me Kroacinë dhe Serbinë.

Vendimet e Hungarisë fillimisht u kritikuan ashpër nga Bashkimi Europian, por më pas kur fluski kapërceu të gjitha kapacitet e tyre të menaxhimit, edhe vende si Austria, Gjermania, Danimarka e Suedia rivendosën kontrollet kufitare dhe përforcuan sigurinë e tyre.

Pas kthesës së marrë nga Austria, edhe Sllovania përforcoi kufirin e saj jugor.

Megjithatë, përpos vendimeve të marra jo në union të vendeve të unionit, shqetësimit për shkrirje të zones Shengen, kufijtë jugorë të Europës mbeten të hapur dhe fluksi vijon me ritme të paparashikuara edhe pse është dimër dhe temperaturat janë nën zero.

BE planifikon të trefishojë shpenzimet për mbrojtjen kufitare, ku përfshihet edhe krijimi i një force speciale prej 1.500 trupash që do të zëvendësojë Agjensinë Europiane të Mbrojtjes së Kufijve, Frontex.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat