Adnan Qahil: Turqit nuk janë qytetarë të kategorisë së tretë

Maqedonia

Adnan Qahil: Turqit nuk janë qytetarë të kategorisë së tretë

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 08:39

Kryetar i Partisë – Lëvizja e Turqve në Maqedoni, Adnan Qahil deklaroi se do të paraqesin padi kundër televizionit Sitell dhe kryeredaktorit të saj, i cili në intervistën me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, ofendoi bashkësinë etnike turke.

Qahil në TV21 thotë se kjo qeveri turqit i trajton si qytetarë të kategorisë së tretë.

“Ky është edhe një shembull me të cilin vazhdon diskreditimi i bashkësive etnike në Maqedoni. Është e qartë se kohën e fundit, turqit dhe të tjerët janë folklor i këtij pushteti, i cili përparon me shpejtësi galopante. Ne reaguam, kërkuam të kërkojnë falje dhe këtë do ta kërkojmë edhe nëpërmjet institucioneve përkatëse. Duam të tregojmë se turqit nuk janë kategori e tretë e qytetarëve siç paraqitet në publik”, tha Adnan Qahil, Kryetar i Partisë së Turqve.

Lidhur me zgjedhjet e parakohshme, Adnan Qahil theksoi se nuk duhet të shkohet në zgjedhje, deri sa të krijohen kushte për zgjedhje fer dhe demokratike. Kryetari i kësaj partie turke, ka qenë deputet gjatë dy mandateve të kaluara, por edhe ministër në koalicion me VMRO-DPMNE-në, ndërsa prej vitit 2011 partia e tij është pjesë e opozitës e drejtuar nga LSDM-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat