Taksistës nga Gjevgjelia bllokojnë kufirin dhe qytetin

Maqedonia

Taksistës nga Gjevgjelia bllokojnë kufirin dhe qytetin

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 15:31

Bujqit grek sot do tabllokojnë kufirin e Maqedonisë me Greqinë në Evzoni nga ora 13 e deri në orën 15 dhe nga ora 20 e deri në orën 22 sipas kohës locale, nga 12 deri në 14 dhe nga ora e 19 deri në 21 sipas kohës së mesme evropiane.

Sipas agjencisë shtetërore greke ANA-MPA, vendkalimi kufitar në Dojran do të mbyllet nga ora 18 e deri në orën 22 sipas kohës lokale (nga ora 17 e deri në orën 21 sipas kohës së mesme evropiane). Vendkalimi kufitar Niki (Mexhitlia), ashtu siç ishte lajmëruar paraprakisht, sot është mbyllur nga ora 11 e deri në orën 23 (nga ora 10 deri në orën 22 sipas kohës së mesme evropiane).

Vendkalimi Promahonas në kufirin e Greqisë me Bullgarinë për momentin është hapur, ndërsa sërish do të bllokohet në orën 15 (14) deri në orën 10 (orën 9 të mëngjesit). Vendkalimi Eksohi në kufirin e Bullgarisë me Greqinë është hapur mbrëmë vonë, por sot nga ora 11 (ora 10) sërish është mbyllur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat