Sokoli e Lushnja: Nuk jemi terroristë

Maqedonia

Sokoli e Lushnja: Nuk jemi terroristë

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 09:50

Nuk e pranoj aktakuzën në atë formë siç është përgatitur, nuk ndjehem fajtor për veprat terrorizëm dhe organizatë terroriste. Këtë e deklaroi Sami Ukshini, i njohur si komandant Sokoli në seancës e parë gjyqësore për ngjarjet në Lagjen e Trimave në Kumanovës.

Deklaratë të ngjashme dha edhe Genc Sefa, i njohur si komandant Lushnja. Ai nuk e mohoi se ka qenë pjesë e grupit të armatosur, por theksoi se nuk ndjehjet fajtorë për atë që e ngarkon prokuroria.

Ndërkaq, Avokati mbrojtës Naser Raufi deklaroi se ai dhe të akuzuarit janë të bindur se ngjarjet e Kumanovës kishin për qëllim defokusimin e opinionin nga bisedat e përgjuara.

Avokatët shprehen të bindur se e vërteta është në anën e të akuzuarve dhe se në këtë rast nuk bëhet fjalë për terrorizëm e as për organizatë terroriste.

Prokuroria pohoi se ka dëshmi për 29 të akuzuarit se janë fajtor për veprën penale “terrorizëm dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat