Ja çka tha para gjykatës Komandant Sokoli

Maqedonia

Ja çka tha para gjykatës Komandant Sokoli

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 17:23

Të akuzuarit e rastit të Kumanovës në Lagjen e Trimave sot kaluan disa orë në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Lartë në Shkup. Gjithësejt 29 persona akuzohen për terrorizëm dhe si pjesëmarrës në organizatë terroriste.

Prokurori Naum Panovski pas leximit të aktakuzës deklaroi se në bazë të dëshmive në dispozicion të prokurorisë, gjatë procesit do të provohet se të pandehurit me dashje dhe në mënyrë direkte e kanë kryer veprën e tyre.

Në fillim të procesit të gjykimit për ngjarjet e Kumanovës në “Lagjen e Trimave” avokatët mbrojtës e të akuzuarve kanë kërkuar shtyrjen e seancës.

Ata kanë kërkuar që Prokuroria Speciale, Katica Janeva të marrë rastin, dhe gjithashtu kërkuan ekspertizë psikiatrike për klientët e tyre.

Por, gjykata hodhi poshtë kërkesat e avokatëve për arsye se Prokurorja Publike Speciale, Katica Janeva deri tani nuk ka dorëzuar një kërkesë për të marrë këtë rast, dhe as ka treguar interes për të.

I akuzuari Sami Ukshini, i njohur si komandant Sokoli, ka theksuar se nuk ndjehet fajtor për veprat penale që po i ngarkohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat