Nikollovski kërkon zbardhje e skandalit me kontrollin e ushqimit

Maqedonia

Nikollovski kërkon zbardhje e skandalit me kontrollin e ushqimit

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 15:59

Përgjegjësi nga kompetentët dhe zbardhje e lëshimeve eventuale në kontrollin e ushqimit kërkoi zëvendësministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski. Ai thotë se është e turpshme që personat dhe institucionet kompetente pesë muaj nuk kanë bërë monitorim të ushqimit.

„Ky skandal duhet patjetër të zbardhet që të ketë përgjegjësi, askush nuk ka të drejtë të luajë me shëndetin e qytetarëve”, tha Lupço Nikollovski, zv/ministër i Bujqësisë.

Drejtori i Agjencisë për Ushqim garanton ndërkohë se ushqimi është i sigurt dhe i kontrolluar në nivelin më të lartë.

„Nuk është shkelur ligji dhe nuk shoh se dikush duhet të bartë përgjegjësi, meqë monitorimi është duke u zbatuar.

Ushqimi është i sigurt, ai kontrollohet dhe eksportohet”, u shpreh Zoran Popovski – drejtor i Agjencisë për ushqim dhe veterineri.

Popovski thotë se vitin e kaluar janë marrë 1.133 mostra për analizë. Vetëm 22 ose 0,97 për qind kanë treguar parregullsi të caktuara. Sipas tij kjo mesatare në BE, është mbi një për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat