Tronditet Maqedonia: Vëllai jetoi një vit me motrën e vdekur

Maqedonia

Tronditet Maqedonia: Vëllai jetoi një vit me motrën e vdekur

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 12:06

Një trup i dekompozuar është gjetur mbrëmë në një shtëpi në rrugën “Vëllezërit Lameski 1″ në Prilep. Sipas Prokurores Marijana Ilieska, bëhet fjalë për 49-vjeçaren Milka Naumovska nga Prilepi.

Fqinjët kishin ndier erën e keqe dhe kanë thirrur policinë. Sipas të dhënave të policisë, trupi kishte qëndruar atje tashmë një vit. Ka jetuar me vëllain, i cili mnedohet se ka probleme psiqike.

Prokuroria kërkoi që trupit t’i bëhet obduksion, me qëllim të vërtetimit të shkaqeve të vdekjes së gruas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat