MASH me stimulim në para për nxënësit të cilët do të fitojnë çmim në gara

Maqedonia

MASH me stimulim në para për nxënësit të cilët do të fitojnë çmim në gara

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 20:50

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli konkurs për shpërblime në para për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme dhe për mësimdhënësit­-mentorët e tyre për vendin e parë, të dytë dhe të tretë të fituar në garë ndërkombëtare për matematikë dhe shkenca natyrore.

Afati për aplikim është deri më 30 qershor, ndërsa kushti është që në garën ndërkombëtare të marrin pjesë të paktën dhjetë shtete. Për çmimin e parë të fituar MASH­i do të ndajë 50 për qind nga neto paga mesatare në RM, 40 për qind për çmimin e dytë dhe 30 për qind për çmimin e tretë. Konkursi organizohet dy vite me radhë, vitin e kaluar iu ndanë 20 nxënësve të cilët kanë fituar çmime në ndeshjen ndërkombëtare, nga të cilët pothuajse gjysma për vendin e parë të fituar.

Gjithashtu, MASH­i edhe këtë vit do të ndajë kompensim financiar për vendin e parë në të cilin nga garat shtetërore të nxënësve për lëndë të ndryshme, të cilat janë organizuar nga shoqatat e mësimdhënësve të akredituar nga MASH­i. Vlera është gjysmë neto pagë mesatare për nxënësin dhe për mësimdhënësit i cili e ka përgatitur. Për kompensim ata mund të aplikojnë deri më 31 gusht. Vitin e kaluar në këtë kategori (vendi i parë i fituar në garat shtetërore) u është paguar kompensim 156 nxënësve.

“Ministria edhe këtë vit të dytë me radhë, vazhdon me procesin e stimulimit të nxënësve të Maqedonisë, në drejtim të rritjes së konkurrueshmërisë dhe natyrisht, në drejtim të rritjes së njohurive të tyre. Është e dukshme që gjithnjë e më shumë te fëmijët ka dëshirë edhe pas një viti implementim, përafërsisht jemi të kënaqur dhe do të vazhdojmë edhe në periudhën e ardhshme”, deklaroi zëvendësministri Spiro Ristovski. Ai apeloi deri te të gjithë pjesëmarrësit në garat ndërkombëtare dhe shtetërore të aplikojnë për mbështetje financiare që e siguron Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat