​Maqedonia nuk ka kapacitete për strehimin e migrantëve

Maqedonia

​Maqedonia nuk ka kapacitete për strehimin e migrantëve

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 23:14

Përfaqësuesi i UNHCR-së në Shkup, Mohamed Arif ka thënë se qendrat e pranimit në Gjevgjeli dhe në Tabanoc të Maqedonisë, janë ndërtuar me idenë që njerëzit të qëndrojnë atje vetëm për disa orë, dhe se nuk janë të gatshëm nëse për çfarëdo arsye ata duhet të qëndrojnë dy apo tre ditë.

Por, sipas tij, nëse ndodhë që refugjatët duhet doemos të qëndrojnë më gjatë në Maqedoni, atëherë doemos të jenë të përgatitur për të gjithë skenarët.

Ai konsideron se mbyllja e kufijve nuk do ta zgjidhë problemin me refugjatët, raporton Alsat M.

“Nuk mendoj se mbyllja e kufijve do ta zgjidhë problemin. Ajo që do ta zgjidhë problemin është një zgjidhje kolektive dhe gjithëpërfshirëse e problemit, sisteme për azil në vendet që do të funksionojnë në mënyrë efikase dhe përkatëse, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe madje më shumë se kjo. Mbyllja e kufijve, sipas pikëpamjes time, do të shkaktojë më shumë vuajtje”, tha Muhamed Arif, UNHCR, Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat