Prokuroria Speciale nisi hetimet për “Monstra”

Maqedonia

Prokuroria Speciale nisi hetimet për “Monstra”

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 18:15

Prokuroria Speciale ka hapur procedurën parahetimore për rastin “Monstra” që ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, ku për këtë vepër u akuzuan dhe dënuan me burgim të përjetshëm gjashtë shqiptarë.

Lajmi bëhet i ditur nga portali “Svedok”, ku mes tjerash thuhet se kjo prokurori ka thirur avokatët dhe familjarët e të akuzuarve për rastin. Po ashtu bëhet e ditur se rasti i është dhënë njërit nga prokurorët special, i cili ka zhvilluar takime edhe me viktimat, familjarët e të dënuarve dhe avokatët e tyre.

Siç thuhet më tej prokuroria ka siguruar materiale dhe informacione plotësuese për këtë rast, për të zbardhur të vërtetën se çfarë kishte ndodhur në fundin e prillit të 2012.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat