LSDM: Gruevski ka bllokuar ardhmërinë evropiane të vendit

Maqedonia

LSDM: Gruevski ka bllokuar ardhmërinë evropiane të vendit

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 15:07

LSDM me anë të një kumtese ka reaguar kundër deklaratave të ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhënë për “To Vima”-n greke.

“Po Maqedonia nuk është si para 10 viteve, gjendja është përkeqësuar në çdo fushë. Gruevski dhe familja u pasuruan, ndërkaq korrupsioni dhe krimi janë problem serioz. Qytetarët po ngulfaten në ajër të ndotur. Nuk ka liri, nuk ka demokraci, nuk ka drejtësi”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Po aty shkruan se, Gruevski ka bllokuar ardhmërinë evropiane të vendit, me sjelljen diktatoriale.

“Ai që 10 vite mendon për pasuri personale dhe familjare, nuk mund të flet për ardhmëri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat