Maqedoni, në 24 orët e fundit mbi 3.256 refugjatë pajisen me vërtetime

Maqedonia

Maqedoni, në 24 orët e fundit mbi 3.256 refugjatë pajisen me vërtetime

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 12:10

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit gjithsej 3.256 shtetas të huaj janë pajisur me vërtetime për qëllimin e tyre të shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga numri i përgjithshëm, 1.126 janë të gjinisë mashkullore, 766 të gjinisë femërore dhe 1.364 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit.

Siç njofton MPB-ja, sipas shtetësisë, më të shumtë janë shtetasit nga Siria 1.516, vijojnë me 904 nga Iraku dhe 836 nga Afganistani.

Siç njofton policia, që nga fillimi i vitit deri më sot janë dhënë vërtetime për gjithsej 63.402 shtetas të huaj, nga të cilët 25.946 janë të gjinisë mashkullore, 13.639 të gjinisë femërore, ndërsa 23.703 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 114 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u janë dhënë vërtetime për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të shumtë janë ata të Sirisë, konkretisht 30.932, nga Afganistani 20.005 dhe Irakut 20.005

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat