Të rinjtë: Në Maqedoni nuk ka perspektivë

Maqedonia

Të rinjtë: Në Maqedoni nuk ka perspektivë

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 19:57

Institucionet shtetërore nuk kanë informacion për numrin e të rinjve që janë larguar nga vendi deri më tani. Përveç se nuk dihet numri, nuk dihen as profilet e njerëzve të cilët janë larguar për gjetur punë. Sot, njeriu i parë i Agjencisë për Punësim, i ftoi të rinjtë të qëndrojnë në këtë shtet sepse ka punë dhe nuk kanë nevojë të shkojnë në vendet perëndimore.
“Në Republikën e Maqedonisë çdo ditë hapen rreth 500, 600 vende të reja pune. Ja dje janë hapur pozicionet më kryesore në Xhonson Controll në Shtip, ku kërkohen shumë ekspertë”, tha Vllatko Popovski, drejtor i Agjencisë për Punësim.
Për ndryshe nga ai, ja çfarë u përgjigjën të pranishmit në debat me temën për largimin e të rinjve.

“Në shtetin tonë, mendimi im është se libreza partiake vlen më shumë se diploma dhe unë e kam ndjerë në lëkurën time atë”, deklaroi një ish student.
33 vjecari i larguar nga vendi, Gazmend Limani, e vërtetoi problemin se të rinjtë nga vendi largohen për arsye ekonomike por edhe politike. Ai para disa viteve është larguar ka migruar në Zvicër pikërisht për shkak të mungesës së perspektivës. Gazmendi atje punon si ekspert i informatikës.

“Të rinjtë do të ikin deri në atë moment kur në punë nuk do të ketë trasnparencë që të punësohet ai që është më i aftë por punësohet ai që ka njoftësi ose që ka të holla ku ka pasur raste ku ende pa përfunduar studimet punon në një profesion, ndërsa qindra të tjerë të diplomuar rrinë në shtëpi”, tha Gazmend Limani.

Vetëm para disa javëve, ekspertja e favorizuar nga pushteti aktual, profesoresha Tanja Karakamisheva, tha se shpërngulja e të rinjve është për shkak të problemeve që kanë ata me dashurinë. Pretendim i saj kishte nxitur reagime të shumta negative në opinion

“Edhe pse në opinionin publik mendohet se arsyet janë ekzistenciale, e spekulohet se mund të jenë edhe të natyrës politike, shumë pak dihet se pjesa më e madhe nuk kanë shkuar jashtë në mungesë të parave, por për shkak të mos përmbushjes shpirtërore në planin privat, mungesës së dashurisë në familje dhe moskthimit të dashurisë nga ana e partnerit”, u shpreh Tanja Karakamisheva-Jovanovska.

Për Alsat M, nga Banka Botërore, ditë më parë theksuan se numri i përgjithshëm i personave nga Maqedonia të cilët jetojnë jashtë vendit, deri në fund të vitit 2013, numëron 626.312 perona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat